Aktuale

Në një ndërtesë në Shkup zbulohen municione të ndryshme

Policia e Maqedonisë njoftoi se të dielën në një bodrum të një ndërtese banimi në Çair të Shkupit janë gjetur dy kova të mbushura me municione të ndryshme, granata dore dhe mortaja.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, të dielën rreth orës 15:22 minuta në KVI-Shkup është paraqitur një person i cili ka denoncuar se në njërin nga bodrumet e ndërtesës së tij është zbuluar një sasi e municionit.

“Gjatë inspektimit në vend të ngjarjes, në hapësirat e bodrumit janë gjetur 19 granata të kalibrit 40 mm, 12 granata, 40 mm të ngjitura me shirit në një kuti kartoni, dy granata dore me origjinë kineze, një shkrepës për granatë dore, 25 plumba dhe municion manovrues të kalibrit 7. 62 mm dhe 10 fishekë të kalibrit 7.62mm, municion luftarak”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Policia akoma nuk ka zbuluar se kush ka vendosur municionin në bodrum por njofton se është duke punuar në zbardhje të plotë të rastit.