ShowBiz

Në përvjetorin e martesës, Yllka Kuqi publikon imazhe të rralla nga dasma

Këngëtarja publikon imazhe nostalgjike të ditës së saj të rëndësishme.

Yllka Kuqi, një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, festoi përvjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Astrit Pallaska, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se artistja u bë nënë për herë të parë para disa muajsh, e cila solli në jetë vajzën e quajtur Luiza.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë disa fotografi bashkë me partnerin e saj ku shkruan:
“9 vite 👰🤵🏻 Buzeqeshja e Dashnia hala ma e madhe ❤️ plus hala te 🍊kallt 😂”.

Po ashtu, këngëtarja ndau edhe disa fotografi nga dita e dasmës, ku shihet e veshur me fustan të bardhë.

Imazhet e realizuara 9 vite më parë tregojnë se këngëtarja ka ndryshuar paksa në dukje, ndërsa thotë se kishte veshur fustanin e ëndrrave.

Projekti i saj i fundit muzikor vjen pas një pauze të shkurtër i publikuar disa muaj më parë dhe quhet “Qysh ke mujt”. /Lajmi.net/