Ekonomi

Në Podujevë hapet Panairi i produkteve vendore

Nesër në sheshin e qytetit Podujevë hapet Panairi dyditor i produkteve vendore.

Panairi organizohet nga Komuna e Podujevës, si implementues i projektit “Themelimi i Qendrës për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve të Llapit dhe Gollakut” në Sfeçël, projekt i financuar nga BE-ja dhe Komuna e Podujevës, transmeton KosovaPress.