ShowBiz

Në prag të ‘Shën Valentinit’, Ciara i dedikon këngë burrit të saj

Në prag të ditës së të dashuruarve, këngëtarja e muzikës R&B i ka këngduar dashurisë.

Ciara e ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Greatest Love”, shkruan lajmi.net.

Kënga u pëlqyr mjaft shumë nga publiku dhe ende pa i mbushur 24 orë nga publikimi ka marrë klikime të shumta në kanalin zyrtar në Youtube.

Ky projekt muzikor u publikua në prag të ‘Shën Valentinit’ dhe këngëtarja ia ka dedikuar burrit të saj, Russell Wilson.

Ciara dashurinë ndaj këtij të fundit e ka treguar shpesh nëpërmjet postimeve por duke qenë se konsiderohet të jetë e madhe, ka vendosur ta bëjë këtë edhe nëpërmjet një video projekti muzikor të cilin e ka realizuar edhe me videoklip.

Para publikimit të këngës, Ciara e ka ndarë me ndjekësit një foto kolazh në të cilën ka treguar disa nga çiftet të cilët asaj i pëlqejnë, përfshirë çiftin Obama./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli