Aktuale

Në Prishtinë do të mbillen 1 milion lule

Drejtoresha e Parqeve në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari ka bërë të ditur se këtë vit komuna ka nisur me mbjelljen e luleve sezonale për të shënuar 7 dhe 8 marsin.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se nga sot e përgjatë javëve në vazhdim, NPL “Hortikultura” do të mbjellë një milion lule në qytet.

Më poshtë postimi i Hajdarit:

NJË MILION LULE PËR PRISHTINËN!

Me 7 dhe 8 Mars, Komuna e Prishtinës nis këtë vit me mbjelljet e luleve sezonale për të shënuar simbolikisht Ditën e Mësuesit dhe Ditën e Gruas duke nderuar sakrificën dhe vullnetin për edukim, drejtësi e barazi në çdo sferë të jetës shoqërore.

Nga sot e përgjatë javëve në vazhdim, NPL “Hortikultura” do të mbjellë një milion lule në qytet. Nisim rigjenerimin e hapësirave nga Sheshi “Nënë Tereza” për të vazhduar gradualisht në zona të tjera. #PrishtinaeGjelbër #NjëMilionLule

the authorBurbuqe Metolli