Ekonomi

Në rënie dërgesat e emigrantëve në Shqipëri

Emigrantët po sjellin gjithnjë e më pak para pranë familjeve të tyre në Shqipëri.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për një tkurrje të mëtejshme të remitancave. Dërgesat e emigrantëve shënuan rënie me rreth 10.5%, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.

Të tremujorët e fundit të 2015-ës të ardhurat nga emigrantët arritën në 153.9 milionë euro, me rënie 17.1 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ekspertët shpjegojnë se tkurrja e këtij burimi të ardhurash do të ndihet në ekonomi.

Pakësimi i të ardhurave nga emigrantët pritet t’i japë një tjetër goditje konsumit, tashmë anemik, sipas Bankës së Shqipërisë, për shkak të pasigurisë së shtuar në ekonomi.

Tkurrja e dërgesave të emigrantëve pritet të pakësojë edhe sasinë e valutës së huaj që futet në ekonomi, duke pasur parasysh se pjesa dërmuese e tyre janë në euro, monedhë me të cilën kryhet një pjesë e rëndësishme e transaksioneve në vend.

Leave a Reply