ShowBiz

Në shtator publikohet albumi i ri i Adele

Pas pesë vitesh, Adele pritet të lansoj albumin e radhës.

Adele ishte e pranishme në ceremoninë festive të shoqës së saj Laura Dockrill, ku gjatë perfomrancës së saj bëri të ditur se gjatë këtij viti publikohet albumi i ri.

Këngëtarja albumin e saj të fundit ‘25’ e kishte lansuar në vitin 2015, dhe gjatë këtyre pesë viteve fansat e këngëtares prisnin me padurim lajmin që këngëtarja dha natën e së hënës.

Ndër tjerash, britanikja së fundmi është komentuar edhe për ndryshimin drastik që ka bërë në dukje, dhe thuhet se ka humbur 45 kilogramë. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN