Aktuale

Në Spitalin e Pejës 127 pacientë me koronavirus, 100 prej tyre në oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 127 pacientë me COVID-19, ndërsa sa i përket gjendjes së pacientëve katër janë në Respirator, 100 në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 32 të infektuar me COVID-19 dhe atë nëntë mjekë, 12 infermierë dhe 11 punëtorë të administratës dhe shërbimit teknik.

Ndryshe, gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 531 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore, dhe nga këta 57 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 normale dhe 3 me prerje cezariane. Janë lindur 12 foshnje, 5 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore.

515 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,234 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.

365 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë: 291 Rëntgen, 54 EHO dhe 20 CT-ja.