Aktuale

Në Spitalin e Pejës 134 pacientë me koronavirus, 88 prej tyre në oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 134 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: katër pacientë janë në respirator (CPAP), 88 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 2 me prerje cezariane. Janë lindur 6 foshnja 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 femërore.

254 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,622 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

158 shërbime radiologjike janë kryer dje dhe atë: 166 Rëntgen, 32 EHO dhe 10 CT-ja.