Aktuale

Në Spitalin e Pejës 20 pacientë me COVID-19, tetë prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre tetë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

18 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 6, dhe atë 4 lindje normale dhe 2 me prerje cezariane. janë lindur 6 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.