Aktuale

Në Spitalin e Pejës 64 pacientë me Covid-19, 11 prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 64 pacientë me coronavirus, prej tyre 44 janë me oksigjeno-terapi.

Nga këta pacientë, 11 janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar dy persona.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta, 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Pesë lindje kanë qenë në 24 orët e fundit, një normale dhe katër me prerje cezariane. Janë lindur pesë foshnje, tri të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.

322 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,546 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.