Rajon & Botë

Nëna mbyll fëmijët në gepekun e veturës, arrestohet

Një grua është arrestuar në SHBA pasi dyshohet se ka mbyllur fëmijët e saj, njërin dy dhe tjetrin pesë vjeç, në gepekun e makinës, derisa ajo po bënte pazar.

Mediat amerikane raportojnë se Tori Castillo, 39 vjeç, po përballet me akuza për abuzim të fëmijëve të cilët tani janë me babain e tyre.

Rojet e parkingut të veturave udhëzuan pesë-vjeçarin se si të hapte nga brenda gepekun.

Kalimtarët e kishin vënë re tundje të veturës dhe zhurma që vinin nga brenda jashtë një Walmart.

Incidenti ndodhi të enjten në Riverdale, Utah

Nuk është bërë e ditur se për sa kohë fëmijët kishin mbetur të mbyllur brenda./KosovaPress/