Rajon & Botë

Nëntë të vrarë në dhunën pas zgjedhore në Keni

Ka vazhduar përkeqësimi i dhunës pas zgjedhore në Keni, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve të opozitës, ndërsa në morgun e qytetit në Najrobi, janë dërguar trupat e 9 personave të vrarë në protesta.

Siç raportojnë mediat, disa njerëz u vranë, numri i të cilëve nuk dihet, në përleshjet midis policisë dhe mbështetësve të opozitës, në trazirat që kanë shpërthyer nga premtja në mbrëmje, kur Komisioni Zgjedhor i Kenias njoftoi se ish-presidenti Uhuru Kenyatta fituesi i zgjedhjeve. Opozita ka sfiduar rezultatet zyrtare, duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Në vitin 2007 Kenia përjetojë zgjedhje më të përgjakshme, ku si pasojë e dhunës që shpërtheu në vend kanë humbur jetën më shumë 1.100 kenianë dhe më 600.000 u detyruan të zhvendosën nga vendbanimet e tyre, transmeton KosovaPress.