Shëndetësi

Nëse keni halucinacione mund të keni këto sëmundje

Halucinacionet janë indikatorë serioz të shëndetit mental të personit, ndërsa simptomat mund të jenë sëmundjeve të Parkinsonit ose Alzajhmerit, shizofrenisë, si dhe tumorit në tru.

Halucinacionet nuk janë vetëm shikimi i gjërave, por edhe hetimi i erërave dhe dëgjimi i zërave, të cilët nuk ekzistojnë në realitet.

Për halucinacioni ekzistojnë shumë shkaqe të ndryshme. Mund të jetë çrregullim i sëmundjeve mentale si shizofrenia ose indikator i problemeve të sistemit nervor, sikur te sëmundja e Parkinsonit.

Gjërat që nuk janë të vërteta- ky lloj quhet halucinacion vizuel që mund të zgjasë disa sekonda dhe mund të zgjasë edhe me orë, transmeton KosovaPress.

Zërat të cilët tjerët nuk i dëgjojnë – halucinacioni auditiv ndodh kur njeriu dëgjon ndonjë zë i cili mund të vijë nga rrethina ose nga koka e tij. Shpesh njerëzit thonë se dëgjojnë zëra, të cilët iu drejtohen atyre, ose që bisedojnë ndërmjet vete.

Aroma, të cilën vetëm ju e ndjeni – ky lloj halucinacioni është ndjenjë e ndonjë arome, për të cilën njeriun beson se vjen nga afërsia e tij, ose prej vetë atij dhe nuk ka asnjë burim i kësaj arome të caktuar.

Shija e çuditshme në gojë – ky lloj halucinacioni është ndjenjë se ndonjëra prej gjellëve ka shije të çuditshme.

Ndjeni diçka që nuk ekziston – shembulli më i mirë i kësaj është kur njeriu ndjen sikur dikush po e përcjell dhe nuk ka asnjë njeri në afërsi të tij. Çfarë e shkakton halucinacionin?

Shizofrenia Mbi 70 për qind e njerëzve me këtë sëmundje përjeton halucinacione vizuele, ndërsa 60 deri 90 për qind dëgjojnë zëra. Disa mund të nuhatin dhe ndjejnë gjëra, të cilat nuk ekzistojnë. Sëmundja Parkinson

Pothuajse gjysma e të sëmurëve nga kjo sëmundje ndonjëherë sheh gjëra, të cilat nuk ekzistojnë. Sëmundja Alzhajmer ose format tjera të demencës

Demenca shkakton ndryshime në tru, të cilat mund të sjellin deri te halucinacionet. Kryesisht lajmërohet në fazën e avancuar të sëmundjes.

Migrena Pothuajse një e treta e njerëzve, të cilët vuajnë nga migrena kanë halucinacione vizuele.

Tumori në tru

Varësisht nga ajo se ku gjendet, mund të shkaktojë halucinacione të ndryshme. Nëse tumori gjendet në pjesën, e cila kontrollon shikimin, njeriu mund të shohë gjëra të ndryshme, të cilat në fakt nuk ekzistojnë, transmeton KosovaPress.

Sindroma Charles Bonnet Kjo gjendje është te njerëzit që kanë probleme me shikimin, si degjenerime të muskujve, glaukoma ose katarakti, të cilat shkaktojnë halucinacione vizuele. Në fillim shumë njerëz nuk mund të dallojnë ndërmjet halucinacioneve dhe realitetit, por me kohë ato paraqite në atë formë sa që njeriu kupton shpejt se çfarë është reale dhe çfarë jo. Epilepsia Sulmet epileptike ndonjëherë shkaktojnë halucinacione. Lloji i halucinacionit varet nga ajo se në cilën pjesë të trurit ka ndodhur sulmi.

Çka duhet të bëni nëse keni halucinacione? Fillimisht, ju duhet t’i drejtoheni mjekut, i cili me siguri mund t’ju dërgojë në teste për të gjetur problemin. Për shembull, EEG ose elektroencefalogrami verifikon format e pazakonshme të aktiviteteve elektrike në tru. EEG mund të tregojë nëse halucinacionet tuaja janë pasojë e sulmeve. Aty është edhe MR, përkatësisht rezonanca magnetike, e cila përdorë magnete të fuqishme dhe radio valë për të fotografuar organet. Në këtë mënyrë mund të zbulohet nëse ka të bëjë me ndonjë tumor ose goditja në tru mund të ketë shkaktuar halucinacionet.