Aktuale

Nesër bëhet varrimi i dy vëllezërve Abazi që vdiqën nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri

Shemsi e Isa Abazi që humbën jetë nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri do të varrosen nesër.

Varrimi i dy të ndjerëve që lanë pas dhe fëmijë do të bëhet në ora 12:30 në varrezat e fshatit “Livoç i Epërm”.

“Njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe qytetarët se të dashurit tonë u ndan nga jeta me datë 26.11.2019 në moshën 32 dhe 29 vjeçar duke lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm. Varrimi do të bëhet ditën e enjte, me datë 28.11.2019, me namaz të drekës 12:30, në varrezat e fshatit Livoç i Epërm. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Dy vëllezërit kishin shkuar në Durrës për çështje pune.