Aktuale

Nesër fillon asfaltimi i rrugës Gurrakoc – Klinë, ndalohet qarkullimi i automjeteve

Nesër do të fillojë asfaltimi i rrugës rajonale, Gurrakoc – Klinë, për shkak të punimeve, kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim.
Të enjtet, kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do të filloj asfaltimin e rrugës rajonale R104, Gurrakoc (Istog) – Klinë, njofton kumtesa përcjell lajmi.net.

Për shkak të këtyre punimeve nga data 8 deri me 12 nëntor 2018, aksi rrugor Gurrakoc – Zallq, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve.

Po ashtu në njoftim thuhet se, Ministria e Infrastrukturës kërkon nga qytetarët që të shmangin lëvizjen gjatë këtyre ditëve në këtë segment. /Lajmi.net/