Ekonomi

Nesër inaugurimi i linjës së re të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Nesër do të bëhet inaugurimi i ​linjës së re të interkonjeksionit 400kw mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 në Kashar të Tiranës, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Aktualisht, Shqipëria ka dy linja interkonjeksioni 220kw me Malin e Zi dhe Kosovën dhe një 400kw me Greqinë.

Rritja e blerjes së energjisë elektrike në tregun e jashtëm bëri që qeveria e Shqipërisë të shihte në planet e saj ndërtimin e dy linjave 400kv me Kosovën dhe Malin e Zi.