Rajon & Botë

Netanjahu kritikon fjalimin e Kerryt për dy shtetet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e kritikoi fjalimin e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry për politikën e Lindjes së Afërt, duke e vlerësuar si “dëshpërim të madh”.

“Një orë të plotë sekretari i shtetit e sulmonte vendin e vetëm demokratik në Lindjen e Afërt”, deklaroi Netanjahu në televizionin shtetëror.

Ai e akuzoi Kerryn se është fokusuar në lagjet izraelite, ndërsa nuk i ka kushtuar shumë vëmendje lagjes palestineze.

Kerry deklaroi se zgjidhja në mes dy shteteve është mënyra e vetme që të arrihet paqe e përhershme dhe e drejtë midis Izraelit dhe palestinezëve, por që kjo zgjidhje ka qenë “seriozisht e rrezikuar”.

Duke e shpjeguar vendimin e javës së kaluar të SHBA-së që të mos vendosë veto në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së me të cilin dënohet bombardimi i lagjeve izraelite, Kerry deklaroi se Washingtoni ka votuar në atë mënyrë me qëllim që të ruhet zgjidhja dy shtete.

“Kjo është ajo që ne e përfaqësojmë: Ardhmëria e Izraelit si shtet hebraik dhe demokratik, e cila do të ekzistonte në paqe dhe siguri, krah për krah me fqinjët e saj”, theksoi Kerri.

Ai tha se me politikën izraelite për banim të Bregut Perëndimor vihet në rrezik paqja me palestinezët.

“Askush i cili seriozisht mendon për paqe nuk mund ta injorojë realitetin e kanosjes të cilën këto lagje e paraqesin për paqen”, theksoi Kerri në fjalimin kushtuar përpjekjeve paqësore në Lindjen e Afërt.

the authorSamir Dalipi