AktualeTech

Netflix me metodë për ndalimin e ndarjes së fjalëkalimeve

Netflix po teston një mënyrë të re për të trajtuar ndarjen e fjalëkalimeve në Argjentinë, El Salvador, Guatemalë, Honduras dhe Republikën Domenikane.

Një faqe mbështetëse për Netflix në Honduras thotë qartë se testi do t’i shtyjë përdoruesit të paguajnë një tarifë shtesë nëse përdorin një llogari në një TV ose pajisje të lidhur me TV në një vend jashtë familjes së tyre kryesore për më shumë se dy javë.

Çdo shtëpi shtesë do të kushtojë 219 pesos shtesë në muaj, për shtëpi në Argjentinë (1,17 dollarë amerikanë) dhe 2,99 dollarë kudo tjetër.

Sipas Netflix, në zonat e testimit, llogaritë e abonentëve kanë një “shtëpi” kryesore ku ata mund të hyjnë në Netflix në çdo pajisje në shtëpi, si dhe të udhëtojnë dhe përdorin Netflix në laptopë dhe pajisje celulare diku tjetër pa hapin shtesë.

Testi do t’i lejojë përdoruesit të blejnë “shtëpi” shtesë, të cilat ata zgjedhin t’i shtojnë ose t’i kalojnë për të përdorur shërbimin në ekranet e televizorit.