Aktuale

Nexhat Daci zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot ka mbajtur zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:

Kryetar i ASHAK është zgjedhur akademik Nexhat Daci, nënkryetar Jusuf Bajraktari ndërsa sekretar shkencor anëtarja korrespodente Myzafere Limani.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: Akademik Eqrem BASHA, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; Anëtare korrespondente Justina PULA, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore Anëtar korrespondent Fetah PODVORICA, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës dhe anëtar korrespondent Luan MULLIQI, Sekretar i Seksionit të Arteve.

the authorE B