Sport

“Neymar duhet të jetë profesionist si Messi dhe Ronaldo”

Askush nuk mund t’i mohojë cilësitë e Neymar Junior, por 28 vjeçari, sipas Zicos, është larg Messit dhe Ronaldos sa i përket profesionalizmit

Neymar ka nevojë për profesionalizmin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për të arritur potencialin e tij, thotë legjenda e Brazilit, Zico.

Ylli i Paris Saint-Germain Neymar ka shënuar 69 gola në 80 paraqitje në të gjitha garat që prej transferimit në Parc des Princes ku u transferua për shumën rekord, 222 milionë euro në Gusht të vitit 2017.

Ai ka fituar çdo titull të mundshëm në Francë, por lëndimet e shpeshta ia kanë pamundësuar që ta ndihmojë PSG-së për të korrur sukses në Champions League.

“Me të vërtetë më pëlqen Ney, mënyra se si luan është fantastike. Por ai duhet të jetë profesionist si Ronaldo dhe Messi, që jetojnë për futbollin”, tha Zico për Gazzetta Dello Sport.

“Kam folur me të dhe i kam kërkuar që të jetë më profesionist”.

Është 28 vjeçar dhe PSG ka ekip fantastik. Ata mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve”.

“Do të varet në kualitetet e tij gjatë garës, jo vetëm në një ndeshje. Tani Ney ka më shumë eksperiencë dhe është më i matur”.

Neymar është rikthyer në Brazil dhe është në vet-izolim me familjen e tij për shkak të virusit Covid-19. /Gazeta Express/

the authorGazetaKNN