AktualeSport

Neymar rrezikon dënimin me 5 vite burg?

Futbollisti Brazilian, Neymar Junior, rrezikon deri 5 vite burg pasi po hetohet për mashtrim.

Lojtari i PSG’së, Neymar, po hetohet rreth akuzës nga autoritetet tatimore spanjolle.

Ata dyshohet se i kërkuan Neymar një dëmshpërblim prej 10 milion euro.

Përveç kësaj, ai rrezikon edhe dënimin me burg. Kjo akuzë ka të bëjë me kalimin e brazilianit nga Santosi te Barcelonë në vitin 2013 dhe gjithashtu përfshin edhe Josep Maria Bartomeun, Sandro Rosellin dhe prindërit e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

E për ta rënduar akuzën, e përfshirë tanimë është edhe kompania braziliane “DIS”, që pretendon se atë kohë zotëronte 40% të drejtave të lojtarit.