Aktuale

Nga cilat qytete të Kosovës janë 20 të fundit të rezultuar pozitiv me Covid-19

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se sot janë regjistruar 20 raste të reja me koronavirus, për ta çuar numrin e të infektuarve në 165.

IKSHP-ja ka bërë të ditur se nga të infektuarit 15 janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy  me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllacë-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë.

Ndërsa një është shëruar për ta çuar numrin e të shëruarve në 24.

Ndryshe sot u bë e ditur se edhe dy persona kanë vdekur nga komplikimet prej këtij virusi, për ta çuar numrin e të vdekurve në 3, njofton FaktePlus.