Aktuale

Nga këto komuna janë 11 të vdekurit nga koronavirusi, në mesin e tyre edhe një 44-vjeçar

Instituti Kombtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 11 persona si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton Express

IKSHPK ka bërë të ditur se në mesin e 11 personave të vdekur është edhe një 44-vjeçar, i cili është nga Gjilani.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Ndërkohë, sipas njoftimit të IKSHPK’së, në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 219 mostra, nga të cilat 539 kanë rezultuar pozitive. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 574 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579”, njofton IKHPK.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë.