Aktuale

Nga këto komuna janë 13 rastet e reja me koronavirus

Sot janë shënuar edhe 13 raste të reja me sëmundjen Covid-19.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një komunikate në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se të infektuarit me koronavirus janë 11 me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

Kujtojmë se Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 911.549 raste të COVID-19 dhe 45.532 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (205.032), Italia (110.574), Spanjë (102.136), Kina (81.554), Gjermani (76.544), Francë (52.128), Irani (47.593), Mbretëri të Bashkuar (29.474), Zvicër (17.137), Turqi (15.679), Belgjikë (13.964), Holandë (13.614), Austria (10.585) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.415), Serbi (1.060), Kroaci (963), Slloveni (841), Maqedoni e Veriut (354), Shqipëri (259) dhe Mal i Zi (123).

Deri me 01 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (13.155), Spanjë (9.053), Francë (3.523), Mbretëri e Bashkuar (2.352), Holandë (1.173), Belgjikë (828), Gjermani (858), Zvicër (461), Turqi (277), Austri (146), Danimarkë (104), Greqi (50), Poloni (36), Luksemburg (29), Serbi (28), Hungari (20), Slloveni (15), Shqipëri (15), Maqedoni e Veriut (11), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (2).