Aktuale

Nga këto komuna janë 83 rastet e reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së Kosovës ka njoftuar se nga 457 mostrat e marra, 83 persona janë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa 5 pacientë janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj, raporton Agjencia e Lajmeve FaktePlus.

Në total, në Kosovë janë 1486 raste të infektimit me COVID-19, 953 pacientë të shëruar dhe 33 persona kanë vdekur./FaktePlus