Rajon & Botë

Nga kjo distancë u krye vrasja masive në Las Vegas (FOTO)

”Mandalay Bay” është hoteli, resorti zona e të cilit u shndërrua në vend krimi, pasi një 64 vjeçar qëlloi me automatik duke lënë të vdekur 59 persona në Las Vegas.

Rreth 20 mijë persona ishin pjesë e një koncerti treditor që ishte organizuar, ndërsa përveç viktimave pothuajse 500 të tjerë mbetën të plagosur dhe u nxituan në spitale, transmeton Klan Kosova.

64 vjeçari, Stephen Paddock ishte i vendosur në katin e 32-të të hotelit ”Mandalay Bay”, ndërsa kur policia sulmoi dhomën e tij pak para mesnatës, ai u vra nga një plagë me armë zjarri.

Distanca nga e cila ishte kryer sulmi ishte 304 metra largësi nga dhoma ku Paddock po qëndronte.

Ai la pas 23 armë në sallën e hoteleve, duke përfshirë dy pushkë të montuara, 19 armë në shtëpinë e tij, qindra raunde municioni, dritare të thyera dhe një gjurmë pyetjesh nga anëtarët e familjes dhe fqinjët të cilët janë duke luftuar për të mësuar motivin e këtij akti të tij, transmeton Klan Kosova.

Makina e tij mbeti e parkuar me shërbëtorin e hotelit në të cilin besohet se ai u vendos për banim nga 28 shtatori, transmeton Klan Kosova.