Aktuale

Nga sot kryeqyteti i Prishtinës bëhet me Kuzhinë Qendrore

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përuruar sot Kuzhinën Qendrore në lagjen Ulpiana të Prishtinës, prej ku nga do të furnizohen me ushqim të gjitha çerdhet e Komunës së Prishtinës, shkruan Periskopi.

“Sot po e bëjmë përurimin e Kuzhinës Qendrore. Prej sot furnizimi në çerdhet tona në Komunën e Prishtinës do të bëhët nga kjo Kuzhinë në Ulpianë” është shprehur Ahmeti, teksa ka inspektuar të gjitha aparaturat e vendosura.

Ahmeti është shprehur i lumtur pas realizimit të këtij projekti.

“Jam vërtet i lumtur me realizimin e këtij projekti”, ka thënë Ahmeti.

Megjithatë mbetet ende punë për t’u bërë. Statusi i punëtorëve të kësaj qendre duhet të zgjidhet.

“Do të rregullojmë edhe disa cështje tjera, me rregullimin e statusit të punëtorëve”, ka deklaruar Ahmeti, shkruan Periskopi.

E kryekuzhinierja e kësaj Kuzhine Qendrore në Ulpianë ka falendëruar Ahmetin për mbështeshtetjen./Periksopi/

the authorE B