Aktuale

Nikoliq: Po ta njohim Kosovën pranohemi më shpejtë në BE

Image: 0188682595, License: Rights managed, Restrictions: ALTERNATIVE CROP, Serbian President Tomislav Nikolic attends a press conference during his visit to Vienna with Austrian President Heinz Fischer on March 27, 2014., Place: AUSTRIA, Model Release: No or not aplicable, Credit line: Profimedia.com, AFP

Presidenti në largim i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se politika e vendit të tij nuk do të ndryshojë në marrëdhëniet me Bjellorusinë apo edhe me vendet tjera.

Ai ka theksuar se është i lumtur për gjithçka që ka barë gjatë mandatit të tij pesë vjeçar, shkruan Danas, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se vendosi edhe për bisedimet e drejtpërdrejta me Kosovën që cilave ka thënë se u priu drejt pikës më të lartën në mënyrë që të parandalonin konflikt dhe që të gjenin një zgjidhje.

Por që Nikoliq ka folur edhe për anëtarësimin e shtetit serb në Bashkimin Evropian.

“Është dëshirë e jona pranimi në BE dhe këtë ne do të mund ta arrinim më shpejtë nëse do ta pranonin pavarësinë e të ashtuquajturit shtet i Kosovës”, ka thënë Nikoliq.

Por ai ka përmendur se po që se edhe bashkë me BE do t’i shpallnin sanksione Rusisë atëherë do ta kishin më të lehtë pranimin në këtë union.