Rajon & Botë

Nis gjykimi i Bill Cosbey

Ka nisur procesi gjyqësor kundër aktorit amerikan Bill Cosbey nën akuzat për marrje me drogë dhe ngacmim për çka nëse dënohet mund të marrë dhjetë vjet burg.

Cosbey (79) akuzohet për dhunimin e Andre Konstend në shtëpinë e saj në Filadelfia në vitin 2004.

Në procesin gjyqësor kundër aktorit amerikan nuk ishte e pranishme bashkëshortja e tij.

Reputacioni i Cosbey, i njohur nga seria “Cosbey show”, mori tatëpjetën pas akuzës që Konstend e ngriti më 2005.

Po ashtu ka pasur edhe akuza nga dhjetëra gra se janë ngacmuar seksualisht nga Bill Cosbey, por të gjitha këto raste sipas gjykatës janë vjetruar.