Rajon & Botë

Nis operimin sistemi anti-raketor i ShBA-së në Korenë e Jugut

epa05888911 (FILE) - An undated photo released on 24 April 2016 by North Korean Central News Agency (KCNA) shows an 'underwater test-fire of strategic submarine ballistic missile' conducted at an undisclosed location in North Korea (reissued 05 April 2017). According to media reports on 05 April 2017, North Korea fired a ballistic missile into the Sea of Japan. The missile was fired from the port city of Sinpo, on North Korea's east coast. The launch occurred ahead of a summit between Chinese and US leaders organized to discuss North Korea's military programs and capabilities. EPA/KCNA EDITORIAL USE ONLY

Zyrtarë të mbrojtjes në Seul dhe Uashington thanë se sistemi anti-raketor i Shteteve të Bashkuara THAAD ka nisur të operojë në Korenë e Jugut.

Sistemi i ngritur në një fushë në rajonin Seongju ka “kapacitet të hershëm” për të ndërprerë çdo sulm bërthamor nga Koreja e Veriut, thanë zyrtarët.

Vendosja e këtij sistemi ka zemëruar Rusinë dhe Kinën, të cilat kanë thënë se ai çrregullon balancën e pushtetit në rajon.Sistemi THAAD fillimisht ka qenë e paraparë të nisë të operojë në fund të vitit 2017.

Por, tensionet në Gadishullin Korean janë rritur dhe Koreja e Veriut kërcënon vazhdimisht me sulme.SHBA ka dërguar po ashtu disa luftanije dhe një nëndetëse pranë Gadishullit.