Aktuale

Nis takimi Kurti-Vucic

Në Bruksel ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksandar Vucic.

Ata janë takuar në praninë e përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe shefit të diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Njoftimin e bëri të ditur Borrell, përmes një postimi në Tëitter derisa tha se tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar se është koha për normalizim të marrëdhënieve.

‘’ Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët’’, shkroi Borrell.