Me ftesë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli,sot do të mbahet tryeza e krerëve të partive politike, që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përfaqësohet nga lideri i saj, kryeministri Ramush Haradinaj, raporton lajmi.net.
Nga Lidhja Demokratike prezent është kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti.
Ndërsa Nismën Social-demokrate, po e përfaqëson Fatmir Limaj dhe Alternativën, Ilir Deda.
Lëvizja Vetëvendosje, Lista Serbe dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk kanë pranuar të jenë pjesëmarrëse në këtë tryezë./Lajmi.net/