Rajon & Botë

Një bombë shpërthen përpara ndërtesës së një gjykate

Një bombë shpërtheu përpara një gjykate në Athinë sot në mëngjes, duke dëmtuar vetëm fasadën, por pa shkaktuar të plagosur, sipas medias lokale.

Rreth 40 minuta përpara shpërthimit të bombës, një burrë i panjohur i telefonoi një website online të lajmeve lokale duke e paralajmëruar për sulmin e planifikuar dhe policia ishte në gjendje të evakuonte rrugët paraprakisht.

Menjëherë, komentuesit fajësuan aktivistët e krahut të majtë, të cilët kanë kryer sulme të ngjashme për vite me radhë, në shenjë proteste ndaj politikave financiare të vendit ose për të kërkuar lirimin e kolegëve të tyre.