ShowBiz

Një ditë pas të bijës, vdes aktorja Debbie Reynolds

Debbie Reynolds, aktorja e famshme e “Singing in the Rain” ka vdekur një ditë pas vdekjes së bijës së saj Carrie Fisher.

84-vjeçarja pësoi një goditje në shtëpinë e saj në Beverly Hills, ku sipas djalit të saj Todd Fisher ajo ishte shprehur:

“ Më mungon shumë ajo, dua të jem me Carrie”, ka cituar TMZ-ja Fisher.

Reynolds ishte aktore amerikane dhe konsiderohej si yll i Epokës së Artë të Hollivudit. Ajo ka qenë pjesë  kryesore e shumë filmave dhe shfaqjeve muzikale.

Ajo ishte e nominuar për çmimin Oscar për rolin e saj kryesor në “The unsinkable Molly Brown”  në vitin 1964, transmeton KosovaPress.

the authorSamir Dalipi