Aktuale

Një grua shkelet në vendkalimin për këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vragoli ku si pasojë ka mbetur e lënduar një këmbësore.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes të së hënës ku i dyshuari duke lëvizur me veturën Renault Megane nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur viktimën- këmbësore e cila ishte duke kaluar rrugën në vendkalim për këmbësorë.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./KosovaPress/