Aktuale

Një i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus.

Derisa nga 2 mijë e 355 testime, 17 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit janë shëruar 86 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

Në total numri i rasteve aktive është 562.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19./ATVLIVE/