Aktuale

Një i vdekur dhe disa të lënduar nga aksidenti në Gjilan

Një mjek nga Emergjenca e Gjilanit ka konfirmuar për FaktePlus se një person ka mbetur i vdekur dhe disa tjerë janë të lënduar nga aksidenti që ndodhi në qendër të qytetit.

Sipas të njëjtit zyrtar, të lënduarit janë në gjendje të rëndë, por që është ende herët të thuhen detajet.

FaktePlus, ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për FaktePlus se bëhet fjalë për aksident të rëndë.

Aktualisht policia po merret me rastin dhe dyshimet e para janë se shkaktari i këtij aksidenti, mund të ketë qenë shoferi i kamionit.

Ngjarja ka ndodhur përball objketit të Komunës së Gjilanit.