Aktuale

Një i vdekur ndërsa konfirmohen 424 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se në 24 orët e fundit një person ka vdekur, si pasojë e infektimit me COVID-19.

MSh-ja po ashtu njoftoi se gjatë 24 orëve janë konfirmuar 424 raste të reja me koronavirus, nga 6 mijë e 360 testime.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.

Sipas raportit 24-orësh thuhet se janë dhënë 3 mijë e 189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 2 mijë e 992./ATVLIVE/