Aktuale

Një muaj paraburgim për Sadri Ramabajën

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit Sadri Ramabaja, për shkak të veprës penale vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit Sadri Ramabaja, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurit në procedurë, sepse po të gjendet në liri i njëjti do të mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.