Shëndetësi

Një natë pa gjumë të mirë dhe rrezikoni këtë sëmundje

Nëse një natë nuk bëni gjumë të shëndetshëm, atëherë rrezikoheni të prekeni nga sëmundja e Alzheimer.

Sipas një studimi të fundit, një natë pa gjumë është e mjaftueshme për të rritur sasinë e beta-amiloidit, protein që grumbullohet në pllakat e qelizave të trurit të njeriut dhe ndikon në përshpejtimin e sëmundjes së Alzheimerit, transmeton portali arbresh.info

Studimi ka gjetur se njerëzit që bëjnë gjumë të keq, vuajnë gjithashtu edhe nga dhembjet e shtyllës kurrizore.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Alzhamerit bëjën gjumë te keq, megjithatë ata kanë shtuar se ende duhet punuar për të gjetur edhe rezultate të mëtejshme.

Gjatë studimit kanë marrë pjesë n 17 vullnetarë, të gjithë të rriturit e shëndetshëm mes moshës 35 dhe 65 vjeç, të cilët nuk kishin çrregullime gjumi.

Vullnetarët ishin nën vëzhgim edhe gjatë gjumit që e kryenin në shtëpi dhe në laborator. Në laborator ata flenin me kufje, ndërsa në shtëpi bënin gjumë të qetë dhe të rehatshëm. Dhimbjet kurrizore që ndjenin ata gjatë gjumit me kufje, ka sjellur në përfundim se pagjumësia mund të dërgojë drejt sëmundjes së Alzhaimer. Studiuesit theksojnë se pagjumëisa ndikon në zhdukjen e qelizave të trurit./Arbresh.info