Aktuale

Një person gjendet i pajetë në mes të Tiranës

Një shtetas është gjetur i pajetë këtë të enjte në Tiranë.

Nga raportimet e para mësohet se bëhet fjalë për një endacak, identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk dihet.

Ai është gjetur nga kalimtarë të rastit në trotuar, pranë zonës së “Ushtarit të Panjohur”.

Burime nga Policia e Tiranës konfirmuan se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se po punohet për të zbardhur shkaqet.