Aktuale

Një pushues i vdekur në Himarë, ishte duke notuar kur e goditi mjeti lundrues

Një pushues në Himarë ka humbur jetën duke notuar, pasi është goditur nga një mjet lundrues në det.

Nga goditjet e mjetit lundrues, viktimës i ishin shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe pjesë të shpatullave.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, i cili humbi jetën në spital nga plagët e marra.