Aktuale

Një serb me kamion provon të hyjë ilegalisht në Kosovë

Një serb është ndalur në rrugët lokale të Leposaviqit, pasi ka tentuar me një kamion transportues me tabela të Serbisë ta kalon kufirin shtetëror në vend të paautorizuar.

Kamioni ka pasur ngarkese 15 bure të plastikes të zbrazëta, i cili është dërguar në Stacionin policor të Leposaviqit.

I dyshuari është liruar, kurse rasti i proceduar mbetet nën hetime.

Raporti policor pa ndërhyrje:

Rrugë lokale, Leposaviq 09.02.2018-19:10.

Është ndaluar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi ka tentuar me një kamion transportues me tabela të Serbisë ta kalon kufirin shtetëror në vend të paautorizuar. Kamioni ka pasur ngarkese 15 bure të plastikes të zbrazëta, i cili është dërguar në S.P- Leposaviq. I dyshuari është liruar, kurse rasti i proceduar mbetet nën hetime.