Rajon & Botë

Një tërmet 6,4 ballë Rihter godet Kinën

Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihter goditi sot krahinën kineze të Qinghait, në veriperëndim, një zonë ku ndodhin lëkundje të vazhdueshme sizmike, theksoi Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS).

“Epiqendra e tërmetit u lokalizua në prefekturën autonome tibetiane të Yushu dhe në një thellësi prej 32 kilometrash”, sipas USGS-së duke shtuar se mundësia për viktima dhe dëme është e ulët.

“Rajoni i Yushusë ishte goditur në prill të vitit 2010 nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,9 ballë të shkallës Rihter duke shkaktuar vdekjen e rreth 2 700 personave”, sipas medias shtetërore.