Rajon & Botë

Një tjetër tërmet godet Italinë

Edhe një tërmet i fortë me magnitudë prej 4.8 ka tronditur Italinë, ndërkaq lëkundjet janë ndjerë në orën 06:28 të mëngjesit të sotëm në Amatriçe, i cili ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave të tjera.

Sipas të dhënave, nuk ka pasur të lënduar në mesin e zjarrfikësve të cilët janë duke vazhduar gërmimet në kërkim të personave të zhdukur.

Gjatë natës janë dëgjuar edhe lëkundje të tjera më të lehta, raporton BBC.

Që nga mërkura kur këtë vend e goditën tërmetet kanë humbur jetën më shumë se 250 persona dhe janë plagosur 360 njerëz.