Aktuale

Një i vdekur në një aksident në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur në pasditen e sotme në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Aksidentin e kanë konfirmuar për KosovaPress zyrtarë policorë, të cilët kanë bërë të ditur se viktima është e gjinisë femërore, ndërsa veç vdekjes që është konfirmuar edhe nga ekipi mjekësorë që kishte arritur në vendin e ngjarjes, nuk janë bërë të ditur detaje tjera.

Kosova është duke u përballur me numër të madh të aksidenteve dhe me vdekjen e shumë qytetarëve në aksidente, gjë që ka alarmuar Policinë, të cilët në vazhdimësi kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion dhe vozitje sipas ligjeve në fuqi.

Autoritete ligjvënëse, për të ulur numrin e aksidenteve dhe vetëdijesuar pjesëmarrësit në komunikacion, vitin e kaluar kanë miratuar Ligjin e ri për komunikacionin, që parasheh masa të ashpra ndaj shkelësve të ligjit dhe rregullave të trafikut, raporton KosovaPress.