Kuriozitete

Njerëzit do t’i blejnë biletat për Mars deri më 2024

Pas vetëm 8 vitesh, SpaceX do të fillojë dërgimin e njerëzve në Mars.

CEO i SpaceX, Elon Musk, ka thënë se pret që të lansojë një mision të tillë për në Mars më 2024, i cili do të arrinte më 2025.

Misioni do të bëhej me një anije të quajtur ‘Dragoi Fluturues 2’, i cili do të bënte 18 muaj për të arritur në planetin e kuq, transmeton Gazeta Express.

Por, Musk tha se kjo anije ‘nuk e ka kapacitetin për t’u kthyer përsëri në Tokë’. Duke folur në konferencën ‘Kodi’ në Kaliforni, Musk tha se do të dërgojë një mision në Mars me Dragoin Fluturues në vitin 2018.

Prej atëherë, anijet do të nisen për në Mars në çdo mundësi të hapur – çdo 26 muaj. Por ambiciet e Musk nuk përfundojnë këtu. Ai tha gjithashtu se anija e parë që do të mbajë njerëz do të lansohet për në Mars deri më 2024.

Dragoi Fluturues 2 ka një madhësi të brendshme prej 7.2m dhe 3.7m, dhe është në gjendje që të mbajë deri në shtatë njerëz – duke bërë 18 muaj për të arritur në Mars.

Leave a Reply