Kuriozitete

Njihuni me lopën më të madhe në botë (Foto)

Kjo është Danniel, gjedhi gjigant, që mund të jetë lopa më e gjatë në botë.

Danniel peshon plot 1,041kg dhe është rreth 2m e gjatë. Dhe kjo lopë ‘përbindësh’ ka edhe apetit të madh, duke ngrënë ushqim katër herë më shumë sesa një lopë normale.

Lopa han 45kg sanë, 6kg grurë, pi 100 litra ujë dhe prodhon 68kg bajgë – çdo ditë, transmeton Gazeta Express.

Por pavarësisht se është e tillë, Danniel është si një “këlysh i madh”, thuhet sipas pronarëve të saj krenarë.

Pronari Ken Farley, nga Eureka, Kaliforni tha: “Ne e vërejtëm se ajo është shumë e madhe kur ishte vetëm gjashtë muaj e vjetër dhe kur ushqehej ende me shishe”.