Kuriozitete

Njihuni me ishullin norvegjez që po dëshiron të zhdukë konceptin e kohës

Një ishull norvegjez po bën fushatë për të hequr qafe konceptin e kohës, duke u lejuar banorëve të bëjnë “atë që duan, kur të duan”.

Qytetarët e Sommaroy në West Tromso të Australisë argumentojnë se orët normale të biznesit nuk duhet të zbatohen ndaj tyre, sepse ata nuk përjetojnë kohën si shumica e pjesës tjetër të botës.

Dielli nuk lind në dimër e as nuk agon në verë në Sommaroy, duke shtyer kështu një shumicë banorësh të ishullit për të mbështetur një ofertë për t’u bërë zona e parë pa kohë në botë.

Kjell Ove Hveding, udhëheqës i fushatës ‘Zona Pa Kohë’, tha se qëllimi i saj është të sigurojë fleksibilitet për banorët.

Fushata fitoi vëmendje ndërkombëtare pasi Hveding publikisht i dorëzoi një peticion deputetit Kent Gudmundsen në qershor për të diskutuar praktikat dhe sfidat e zbatimit të kësaj kampanje.

the authorBurbuqe Metolli